Tentoi të shmangte aksidentin e mundshëm, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Gjirokastër

Shqipëria

Tentoi të shmangte aksidentin e mundshëm, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Gjirokastër

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 15:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një maune është përmbysur duke shkaktuar aksident në afërsi të tunelit të Skërficës, në pjesën e Delvinës, në aksin Gjirokastër–Delvinë.

Shkak ka qenë prezenca e naftës në rrugë.

Duket se shoferi i maunes me targa AA 172 GI ka manovruar në kohë, duke mos krijuar përplasje me automjetet përpara.

Menjëherë kanë shkuar Policia Rrugore dhe zjarrfikëset.

Nuk raportohen probleme shëndetësore serioze për shoferin e maunes, përveçse dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat