Mbingarkesa e rrjetit elektrik/ Lezha prej disa orësh në errësirë në vigjilje të Vitit të Ri

Shqipëria

Mbingarkesa e rrjetit elektrik/ Lezha prej disa orësh në errësirë në vigjilje të Vitit të Ri

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 21:53
Një pjesë e qytetit të Lezhës

Një pjesë e qytetit të Lezhës po e pret ndërrimin e viteve në errësirë.

Energjia elektrike është ndërprerë, ndërsa punonjësit e OSHEE-së kanë zbritur në terren për identifikimin dhe riparimin e defektit.

Sipas informacioneve paraprake, ndërprerja dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit elektrik.

Ndërkohë, mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, veçanërisht në prag të festimeve të Vitit të Ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat