Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”! Ambasadat i vunë në dijeni për…

Shqipëria

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”! Ambasadat i vunë në dijeni për…

Më: 9 janar 2026 Në ora: 15:01
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për gazetarët pas përfundimit të tryezës me opozitën, u shpreh se çështja Balluku është bërë tashmë evidente edhe për ndërkombëtarët, të cilët janë informuar nga ambasadat e tyre në vendin tonë, mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku që i hap rrugë arrestimit të saj.

Ai ka shtuar se me gjithçka që po bën, kryeministri Edi Rama po pranon fajësinë e tij.

“PD sigurisht ka komunikim, por qeveritë dhe institucionet që ju përmendet janë të informuar dhe nga ambasadat e tyre këtu dhe në vlerësimin tim qëndrimi i Edi Ramës është qëndrimi i pranimit të plotë të fajësisë për krimet që ka kryer.

Ai po pranon fajësinë. Unë një ditë u mora dhe me artikullin që kishte bërë, por ajo është gjëja më e vogël që kishte bërë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat