Dalja e lumit Seman, nën ujë banesa, biznese e toka bujqësore

Shqipëria

Dalja e lumit Seman, nën ujë banesa, biznese e toka bujqësore

Më: 12 janar 2026 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Nuk ka ende një bilanc nga dalja e lumit Seman në zonën e Mbrostarit, zona më e prekur nga dalja nga shtrati e lumit, por duket se do të jetë i lartë, jo vetëm në tokat bujqësore të fermerëve, tek blegtorët por dhe ekonomitë e tyre përsa i përket dëmeve të bazës ushqimore të bagëtive, por edhe të vetë bagëtive të mbytura, si të imëta, dele, por edhe shpendë në pularitë e përmbytura brenda argjinaturës.

Ndërkohë nën pushtetin e ujit janë edhe banesa por edhe lokale, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në zonat e tjera të përmbytura nga Semani si Grecalli, Mujalli, Beline dhe Petovë, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Për këtë arsye ekipet e Bordit të Kullimit janë në monitorim të plotë përgjatë  argjinaturës për të ndërhyrë në riparimin e saj nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithashtu nga dalja e lumit Seman, dëme kanë pësuar edhe disa biznese ndërtimi ku gjithë ambientet e punës së tyre janë të përmbytura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat