Përfaqësues të ambasadës amerikane zbarkojnë në Kuvend, takim me krerët e grupeve të PS e PD

Shqipëria

Përfaqësues të ambasadës amerikane zbarkojnë në Kuvend, takim me krerët e grupeve të PS e PD

Më: 13 janar 2026 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e ambasadës amerikane do zhvillojnë takime me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pritet të zhvillohet në orën 12:00.

Në orën 14:00 përfaqësues të ambasadës do të takohen me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Takimi vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar, më datë 19 janar, në orën 17:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat