“Lidershipi i PD-së thotë jemi mirë”- Salianji: Kemi mendim ndryshe!

Shqipëria

“Lidershipi i PD-së thotë jemi mirë”- Salianji: Kemi mendim ndryshe!

Më: 15 janar 2026 Në ora: 21:20
Ervin Salianji

Ervin Salianji ishte sot në “Kjo Javë” teksa foli për lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike.

Ish-deputeti thekson se lidershipi i partisë nuk ka reflektuar në kohë dhe nuk ka mbajtur premtimet në përballjen ndaj Edi Ramës.

Sipas tij gjendja e partisë është katastrofale pas humbjes në zgjedhjet e majit të kaluar. Ndërkaq pjesëmarrja e madhe në takimet e tij tregon një lloj shprese në ripërtëritjen e PD-së.

Salianji: Njerëzit po tregojnë se po mbushen sallat plote. Të zhgënjyer nga mos strategjia nga braktisja e lidershipit e PD pothuajse prej 8 muajsh. Po riorganizohen dhe po bashkohen. E kanë zgjuar PD. kanë treguar tempin e demokratëve. Demokratët nuk kanë frikë. Janë të gatshëm të përballen me qeverinë. Nëse lidership i PD-së i thonë çdo javë që e kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërsa Rama është ende aty.

Berisha është i vonuar në reagim. Qoftë te analiza, qoftë te përballja me një të vërtetë të dhimbshme për demokratët. Humbja katastrofikë është përgjegjës e PD. Nga lista, nga paqartësia. Mosreflektim i lidershipit pas humbjes. Sidomos te mos reagimi. Mos gjetja e mekanizmave për të përballur me regjimin. Nuk do rrija dot nëse nuk do i thosha disa të vërteta.

Duket që këtu ka dy mendime të ndryshme. Një i lidershipit që jemi mirë bëjmë sikur nuk kuptojmë. Dhe një tjetër nga pjesëmarrja në salla, që mendojnë se PD duhet të merret me veten. Jam fiksuar te problematikat. Lidershipi thotë jemi mirë. Unë them jemi keq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat