Salianji vijon turin e takimeve, njofton mbledhje me demokratët në Lezhë

Shqipëria

Salianji vijon turin e takimeve, njofton mbledhje me demokratët në Lezhë

Më: 18 janar 2026 Në ora: 12:38
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka njoftuar zhvillimin e një takimi me mbështetësit e Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës, duke vijuar turin e tij në disa qytete të vendit.

Ish-deputeti u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë, teksa njofton se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës, në orën 18:00.

Salianji ka zhvilluar më parë takime me struktura dhe simpatizantë të PD në Korçë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër. Këto lëvizje kanë nxitur reagime brenda partisë dhe kanë thelluar përplasjet mes tij dhe drejtimit aktual të PD.

"Shihemi sonte në Lezhë, në 18:00, tek Pallati i Kulturës ", njofton Salianji në rrjete sociale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka komentuar publikisht këto takime gjatë daljeve televizive. Ai i cilëson veprimet e Salianjit si shkelje të vijës së kuqe të vendosur nga partia dhe paralajmëroi edhe përjashtim.

Berisha u ka bërë thirrje disa herë demokratëve të mos e mbështesin Salianjin, duke theksuar se lëvizjet e tij janë pjesë e axhedës personale.

Ndërkohë ish-deputetin demokrat duket se nuk e kanë penguar deklaratat e kreut të PD për të vijuar turin e takimeve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat