Balliu nga Kombinati: Lufta ndaj Ramës nuk është politike, por patriotike

Shqipëria

Balliu nga Kombinati: Lufta ndaj Ramës nuk është politike, por patriotike

Më: 18 janar 2026 Në ora: 21:16
Klevis Balliu

Deputeti Klevis Balliu, sot në krah të Sali Berishës në foltoren e Degës 6, deklaroi se Edi Rama nuk është më një kundërshtar politik, por një armik i interesit kombëtar.

Sipas Balliut, përmes abuzimeve dhe vjedhjeve sistematike, Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, ka rrënuar ekonominë dhe ka detyruar mijëra qytetarë të largohen nga vendi.

“Duhet të guxojmë bashkarisht”, u shpreh Balliu, duke bërë thirrje për revoltë mbarëkombëtare kundër hajdutërisë dhe karteleve të lidhura me pushtetin.

Më 24, në orën 17:00, të bashkohemi kundër hajdutërisë dhe karteleve të Edi Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat