Ambasadori i OSBE-së takohet me Klodian Brahon: Rikonfirmuam mbështetjen për SPAK

Shqipëria

Ambasadori i OSBE-së takohet me Klodian Brahon: Rikonfirmuam mbështetjen për SPAK

Më: 20 janar 2026 Në ora: 17:58
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran takoi drejtuesin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua këtë të martë me drejtuesin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. 

Siç bëhet me dije përmes një njoftimi, ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues, teksa ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Tarran dhe  Braho diskutuan bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve, këshillimit për politika dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Tarran ritheksoi angazhimin e vijueshëm të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe mirëpriti pikëpamjet e Brahos mbi mënyrat se si bashkëpunimi mund të forcohet më tej për të adresuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat