Policia e Beratit këtë të mërkurë ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka përplasur për vdekje një 44-vjeçare.
Sipas raportimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur në fshatin Lapardha, ku automjeti ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. Q.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmë, në fshatin Lapardha, dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësoren, shtetasen E. Q., 44 vjeçe, banuese në këtë fshat, e cila si pasojë, ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.