Gjyqi me Shehajn, Lapaj: Pretendimet e tij i shërbyen vetëm Ramës. Po luftoj në çdo front përballë të gjithëve!

Shqipëria

Gjyqi me Shehajn, Lapaj: Pretendimet e tij i shërbyen vetëm Ramës. Po luftoj në çdo front përballë të gjithëve!

Më: 21 janar 2026 Në ora: 18:08
Adriatik Lapaj

Adriatik Lapaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për gjyqin me Agron Shehaj. Lapaj tha pretendimet e Shehajt i shërbyen vetëm Ramës.

Ndërsa më tej ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e thirrur me 31 janar kundër qeverisë.

REAGIMI:

‘Sot, Gjykata e Posaçme, e dënoi penalisht deputetin Agron Shehaj, për çka kishte pretenduar përpara zgjedhjeve të 11 majit. Çka ai pretendoi, para zgjedhjeve të 11 majit, i shërbeu në mënyrë ekzemplare Edi Ramës, kundër të cilit, prej javësh, ndodhem në shesh, për akuzat për korrupsion që e kanë kapluar qeverinë e tij. Sot, ndihem krenar, përballë secilit prej jush, që po luftoj në çdo front përballë të gjithëve atyre që po i shërbejnë vjedhjes dhe kapjes së shtetit nga një pakicë njerëzish.

Në datën 31 janar, në orën 18:00, masivisht në shesh, kundër qeverisë më të korruptuar të Europës, dhe atij që drejton ekipin më të korruptuar në Shqipëri.’

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat