Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shqipëria

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Më: 21 janar 2026 Në ora: 21:39
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.

Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.

Më herët një tjetër aksident u shënua në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT, ku një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, dhe është përmbysur më pas në mes të rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat