Ai vazhdon të rezistojë në një protestë shumëditëshe drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, z. Adriatik Lapaj. Por ai nuk ka pasur vetëm vizita nga Kosova; ka pasur dhe vazhdon të ketë vizita edhe nga shqiptarë të njohur të diasporës. Ai sapo është vizituar nga patrioti dhe politikani i njohur shqiptar në Itali, z. Agron Kolthi, çka e ka bërë të ditur përmes një videoje, disa fotografive dhe një shkrimi në adresën e tij në Facebook. Atdhetari i njohur i çështjes shqiptare shkruan konkretisht:
"Mirëmëngjesi, patriota!
Në protestën para Kryeministrisë, qëndrimi i patriotëve shqiptarë të ardhur nga mërgata në ditën e 46-të është vërtet pozitiv dhe shumë patriotik, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve në protestë. Një përshëndetje shumë vëllazërore shkon për nismëtarin e kësaj proteste, vëllaun tonë Adriatik Lapaj, i cili me të vërtetë është një personazh pozitiv në politikë dhe me një bagazh të madh.
Por duhet parë se i vetëm nuk ecet asnjë hap drejt largimit të kryeministrit më të korruptuar të kohërave, Edi Rama. Prandaj duhet një front opozitar, pa marrë parasysh ata që nuk kanë deputetë në Parlament apo ato parti opozitare që kanë deputetë; të gjithë duhet të shkojnë drejt një bashkimi opozitar duke iu bashkuar protestës së vëllezërve dhe motrave tona që po rezistojnë në ditën e 46-të, në shi të ftohtë dhe nën presion të madh të shtetit.
Vetëm duke u bashkuar të gjitha partitë opozitare ekziston mundësia që kryeministri të largohet me protesta shumëditore, duke qëndruar në shesh 24 orë. Rrethimi i godinës së Kryeministrisë do të ishte versioni më i mundshëm për largimin e Ramaduros. Prandaj kërkoj mirëkuptimin e të gjitha partive opozitare për një reflektim të shpejtë dhe, pa flamuj partiakë, të dalin në protestë 24-orëshe, duke ia shkurtuar ditët kësaj qeverie të kalbur.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Rroftë Shqipëria!" BS