“A vdekje a liri”, Tedi Blushi ia thotë troç Edi Ramës: E kemi ndarë mendjen, bashkimi ynë po të trondit muret

Shqipëria

“A vdekje a liri”, Tedi Blushi ia thotë troç Edi Ramës: E kemi ndarë mendjen, bashkimi ynë po të trondit muret

Më: 24 janar 2026 Në ora: 18:07
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë fjalën e tij dhe u është drejtuar nga podiumi i vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë fjalën e tij dhe u është drejtuar nga podiumi i vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mijëra protestueve të cilët pasditen e kësaj të shtune i janë përgjigjur ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u bërë pjesë e protestës kombëtare të opozitës.

Blushi tha se kryeministri Edi Rama sot ndihet i “frikësuar” pasi qytetarët e ndershëm po trondisin themelet e çdo strukture kriminale dhe të asaj që ai e cilësoi si narko-shtet, të ndërtuar nga kreu i qeverisë  për t’u mbrojtur nga revolta popullore.

Ai u shpreh më tej se regjimi aktual është i konsumuar dhe nuk ka më asnjë shpresë për t’i mbijetuar reagimit masiv të qytetarëve.

“Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë. Kur e ndajmë mendjen të veprojmë dhe të mos pranojmë kurrë e kurrës vjedhjet, dhunën dhe gënjeshtrën si normalitet. Liria fitohet vetëm me guxim, kurajo dhe përballje.

Guximin dhe zemërimin tuaj nuk ka fuqi në botë dhe ta ndalë dhe jo më një regjim kalbërisë si ky i Ramaduros. Bashkimi ynë po trondit sot në themel çdo mur, çdo narkopolic, çdo strukturë kriminale që Edi Rama ka krijuar për t’u mbrojtur nga revolta dhe zemërimi juaj. Ky regjim i mbaruar nuk ka më asnjë shpresë t’i mbijetojë ortekut të popullit. Sot vendimi ynë është i qartë, mirëqenie dhe jo varfëri. Dinjitet dhe jo skllavëri. A vdekje a liri ky është misioni ynë”, tha Blushi ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat