Sadushi: Përgjegjësia ndaj sistemit të drejtësisë nuk është ndërhyrja në vendimmarrje

Shqipëria

Sadushi: Përgjegjësia ndaj sistemit të drejtësisë nuk është ndërhyrja në vendimmarrje

Më: 26 janar 2026 Në ora: 10:30
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi theksoi se mbështetja ndaj sistemit të gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ është një detyrim kushtetues dhe jo një zgjedhje.

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, Sadushi theksoi se përgjegjësia ndaj drejtësisë nga faktorët e tjerë nuk do të thotë ndërhyrje në vendimmarrje. Ai thotë se prania e presidentit Bajram Begaj, ambasadorëve të huaj në këtë aktivitet tregon se drejtësia është përgjegjesi e të gjithëve.

“Kjo sallë nuk i përket këtij institucioni, por qytetarëve dhe çdo individi që hyn kudo me shpresën se do të trajtohet me dinjitet, barazi dhe paanësi. Kjo ditë shënon themelimin e një tradite institucionale. Kjo ceremoni ka rëndësi të veçantë, është moment ky sistemi i drejtësisë shpreh rolin e tij në shërbim të qytetarit dhe shtetit të së drejtës me standard dhe përgjegjësi. Në këtë frymë i drejtohemi qytetarëve dhe profesionistëve të ligjit për të riafirmuar parimet që duhet të udhëheqin drejtësinë. Drejtësia duhet të jetë e pavarur në vendimmarrje  e përgjegjshme në standarde dhe e denjë në raportet me qytetarin.

Prania e presidentit, ambasadorëve përçon mesazh të rëndësishëm se drejtësia nuk është çështje e një institucioni të vetëm, por shtylla e shtetit të së drejtës dhe përgjegjësinë për të duhet ta mbajnë të gjithë. Ndarja e pushteteve është mekanizëm sigurie për lirinë dhe të drejtat.

Për vitin gjyqësor që hapim sot angazhimi ynë duhet të jetë i dukshëm në disa drejtime. Së pari, qartësia dhe cilësia e arsyetimit. Kur arsyetimi është i qartë, qytetari e kupton drejtësinë. Prandaj standardi ynë nuk duhet të jetë vetëm të vendosim por të shpjegojmë se përse vendosim në atë mënyrë. Së dyti, koha e arsyeshme. Drejtësia që vonon, rrezikon të kthehet në padrejtësi. Së treti, koherenca dhe parashikueshmëria.

Këto sfida nuk përballohen nga një institucion i vetëm. Arrihen përmes kjo shërben edhe si ftesë për dialog institucional të shëndetshëm brenda kufijve të kushtetutës. I drejtohem pushteti ekzekutiv dhe legjislativ me frymën e bashkëpunimit kushtetues, mbështetja ndaj gjyqësorit është detyrim kushtetues, kështu nevojitet financim, politika dhe programe infrastruktura dhe investime serioze në dixhitalizim. Një shtet që kërkon drejtësi të fortë, duhet të investojë. “, u shpreh ai.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat