Kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit, parashikimi i motit për këtë të martë

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit, parashikimi i motit për këtë të martë

Më: 27 janar 2026 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në det dotë jetë i forcës 2-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat