Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ambasada e SHBA në Tiranë: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ambasada e SHBA në Tiranë: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim

Më: 27 janar 2026 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka kushtuar një reagim Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke u shprehur në nderim të gjashtë milionë viktimave hebreje të tij.

Ambasada rikujtoi deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili është shprehur se “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm.

Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi i saj vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit”, vijon reagimi i ambasadës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat