U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

Shqipëria

U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

Më: 27 janar 2026 Në ora: 17:02
I riu në foto ësht 37-vjeçari, Jozi Kraja

I riu në foto ësht 37-vjeçari, Jozi Kraja i cili është ekstraduar këtë të martë nga Zvicra.

Kraja akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal.

Ai gjatë një periudhe 4-vjeçare dyshohet se ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.

Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat