Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë që ndodhej brenda berberhanes në Rrijë të Lezhës mbrëmjen e së dielës, kur u qëllua me armë zjarri dhe i plagosur mbeti 30 vjeçari Sokol Daci, i cili dyshohet se nuk ishte shënjestra.
Ai ka thënë se ka qenë rastësisht në berberhane në momentin kur ka ndodhur atentati.
“Isha rastësisht aty, nuk kam arritur t’i identifikoj.
Kam qëlluar me armë zjarri për të neutralizuar autorët”, ka thënë efektivi.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, ku paraprakisht dyshohet për një atentat të ndodhur brenda një berberhaneje.
I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhet po merr trajtim mjekësor në spital.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë fasadën e biznesit të “bërë shoshë” nga plumbat, ku dyshohet se janë qëlluar mbi 20 plumba.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kthesa e Rrilës” ndërsa policia po vijojnë hetimet dhe mbledhjen e provave.