Indeksohen pagat, më shumë para për Bajram Begajn dhe prokurorët e gjyqtarët, kush përfiton tjetër

Shqipëria

Indeksohen pagat, më shumë para për Bajram Begajn dhe prokurorët e gjyqtarët, kush përfiton tjetër

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 16:39
Bajram Begaj

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh që parashikojnë indeksimin me 2.5% të pagave, për disa kategori të administratës publike për vitin 2026.

Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së presidentit, si dhe indeksimin e pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë.

Pas përditësimit, paga referuese bazë për gjyqtarët dhe prokurorët arrin në 156,825 lekë në muaj, ndërsa paga e presidentit shkon në 435,625 lekë në muaj.

Në të njëjtën kohë, janë miratuar edhe përditësime të strukturave të pagave për kategori të tjera të administratës publike, përfshirë Gardën e Republikës , Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës, specialitetet e ndryshme administrative, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Krahas indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve, me qëllim përshtatjen e mëtejshme të skemave të pagesës.

“Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme rritjen me 2,5% të pagës referuese bazë për gjyqtarët dhe prokurorët

Pas indeksimit, paga referuese bazë arrin në 156,825 lekë në muaj, ndërsa efektet financiare përballohen nga buxheti i vitit 2026.  Në të njëjtën kohë, është miratuar edhe indeksimi me 2,5% i pagës së Presidentit të Republikës, e cila pas rritjes arrin në 435,625 lekë në muaj.

Në mbledhjen e sotme u miratuan gjithashtu përditësime të strukturave të pagave për kategori të tjera të administratës publike, përfshirë Gardën e Republikës , Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit , punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë , si dhe personelin e sistemit shëndetësor. Përveç indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve.

Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrijnë efektet financiare nga data 1 janar 2026”, thuhet në njoftimin e bërë nga MIA.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIA (@mia.gov.al)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat