Zjarrfikësit e Tepelenës kanë ndërhyrë këtë të shtunë për të evakuuar një banor që rrëshqiti aksidentalisht në shpatin e një kodre në fshatin Bënçë.
Shtetasi A. Gapaj, 68 vjeç, banues në Tepelenë, mbeti i bllokuar pas rrëshqitjes, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave të emergjencës siguroi nxjerrjen e tij në siguri.
Gjendja shëndetësore e banorit paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet lokale dhe zjarrfikësit kanë apeluar për kujdes në lëvizjet në terrene të pjerrëta, sidomos pas reshjeve të fundit që rrisin rrezikun e rrëshqitjeve.