Shiu rrit prurjet në Kurbin, hidrovorët në punë të plotë për të shmangur përmbytjet

Shqipëria

Shiu rrit prurjet në Kurbin, hidrovorët në punë të plotë për të shmangur përmbytjet

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 11:02
Shiu rrit prurjet në Kurbin

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë zonën e Kurbinit gjatë natës nuk kanë shkaktuar probleme me përmbytje, ndonëse intensiteti i tyre ka rritur ndjeshëm nivelin e kanaleve kulluese.

Situata paraqitet më e ndjeshme në zonën e Adriatikut dhe Fushë Mamurrasit, por fatmirësisht uji nuk ka depërtuar në sipërfaqet e tokave bujqësore.

Sipas informacioneve nga strukturat vendore, dy hidrovorët në zonën e Adriatikut janë vënë në punë me kapacitet të plotë për të përballuar prurjet e ujit dhe për të shmangur rrezikun e përmbytjeve.

Kjo situatë rikthen në vëmendje përmbytjet e mëdha që përfshinë Kurbinin rreth një muaj më parë, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në disa banesa të zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat