“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

Shqipëria

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 10 shkurt shkruan se RENEA është futur zyrtarisht në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”.

Rama shprehet se në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai”, ku për të pestin vit radhazi Policia përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA.

“Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota”, shkruan kreu i qeverisë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”🇦🇱

Në Dubai po zhvillohet “SËAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale💪

Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”

Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat