“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!”/ Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit

Shqipëria

“Me firmën e Ballukut vidhen pronat tona!”/ Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Teksa sot pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, jashtë godinës është njoftuar një protestë qytetare.

Mësohet se rreth orës 9:00, banorë të Rrjollit të Velipojës, dhe ata që preken nga projekti TID në Durrës, do të ‘zbarkojnë’ para Kuvendit, ku do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Ata pretendojnë se po u zaptohen pronat.

Kujtojmë se banorët e Rrjollit kanë lëshuar akuza në drejtim të Belinda Ballukut se me firmën e saj u dha leje për ndërtimin e një resport, në pronat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat