Shembet muri pritës në Maliq-Lozhan, qarkullimi i makinave vetëm me një korsi

Shqipëria

Shembet muri pritës në Maliq-Lozhan, qarkullimi i makinave vetëm me një korsi

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Muri pritës në kilometrin e 13-të të rrugës Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qënckës është shembur.

Si pasojë e dëmtimit të murit, një masiv dheu ka rrëshqitur duke bllokuar një krah të rrugës.

Aktualisht, qarkullimi i automjeteve kryhet vetëm në një korsi, me lëvizje të alternuar.

Prej orëve të para të mëngjesit ka nisur ndërhyrja për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e plotë të qarkullimit në këtë aks rrugor që lidh Maliqin me zonën e Moglicës dhe Gramshin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat