Gazetari Basir Çollaku zbulon arsyen pse Rama ka nisur sulmin frontal ndaj SPAK dhe gjyqësorit në tërësi. I ftuar në një studio televizive Çollaku thotë se Rama me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale po kërkon të mbrojë veten.
“Njerëzit po pyesin 24 orë në ditë. Është mirë kryeministri? A mos është çmendur kryeministri? Se robi rrëshket nga halli. Ky ka halle më shumë se çdo shqiptar. Halle me drejtësinë, halle penale, halle me bandat, halle me mafien, halle me ndërkombëtare. Dhe mjekët duhet t’i bëjnë një vizitë të detyruar.
Duke parë në këtë muajin e fundit sidomos, dendësinë e e luftës që Rama ka hapur me drejtësinë, duke përfshirë këtu strukturën e posaçme por jo vetëm, edhe prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin, ka një një dhunë leksikore, radikale të Ramës ndaj tyre, duke dekonspiruar njëherësh edhe telashe dhe problemet që ka. Përse Rama fiton kohë me pezullimin dy muaj e gjysëm, gati tre muaj me Belinda Ballukun? Përse Rama ka frikë se i marrin telefonat? Jo o zoti Rama, ata i kanë marrë të dhënat e telefonit. Mbaje si kjosk telefonin, mos u lodh hiç. I kanë kreh ato se çfarë ke brenda, e dinë prokurorët. E dinë partnerët çfarë ke shkruar me të gjithë horrat e këtij vendi dhe horrat ndërkombëtarë. Dihen tekstet janë atje” tha Çollaku.
Ai shton se shumë shpejt SPAK do shkojë tek telefoni i kryeministrit dhe se e gjithë qeveria është bërë grup për të prishur provat.
“Dhe procedura do të vijë për ta marrë edhe telefonin dhe shumë gjëra të tjera dhe ky është le të themi blindimi që pretendon Rama të bëjë që mos të shkojnë tek ai jo mos shkojë te Belinda. Se te Balluku kanë shkuar dhe do të shkojnë. Dhe ky është një problem tjetër serioz. Përse kjo masa e pezullimit kërkohet tashmë gjithmonë e më shpesh nga prokuroria? Sepse ekspozimi i dhunës së pushtetmbajtësve ndaj provave është kolektiv. Nuk kemi një ministër të korruptuar. Këta janë krejt ekipi i korruptuar dhe këta sulen si qeveri, si kabinet, si ministra, si kryeministër, si drejtorë. Të gjithë futen në sulm për të prishur provat. Janë në grup. Njëri jep porosinë, janë të gjithë në sulm. Duhet të ketë pezullim për të gjithë, jo për një individ prej këtyre”