Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Shqipëria

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 20:20
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka folur në RTSH për protestën e paralajmëruar më 20 shkurt, duke e cilësuar atë si një ditë me domethënie të veçantë historike.

“Data 20 shkurt është ditë simbolike e madhe. Është dita kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Është simboli i shembjes së diktaturave, regjimeve dramatike që ka kaluar ky vend. Kjo tregon se kur ka lëvizje popullore, regjimet përballen”, tha Shehu.

Ai paralajmëroi për një pjesëmarrje masive në protestë.

“PD po përpiqet të bëjë luftën e saj, i patë sheshet dy herët e fundit, një numër i madh njerëzish. Me datë 20 numri do të jetë edhe më i madh”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat