Bllokohen 1 ton mjaltë në Kapshticë, mungonte dokumentacioni i sigurisë ushqimore

Shqipëria

Bllokohen 1 ton mjaltë në Kapshticë, mungonte dokumentacioni i sigurisë ushqimore

Më: 1 mars 2026 Në ora: 09:56
Mjaltë

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e vlerësojnë si prioritet sigurinë ushqimore.

Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”-thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat