Kryeministri Edi Rama zhvilloi të mërkurën një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste me deputetët e qarkut të Tiranës.
Gjatë takimit, që zgjati rreth 60 minuta, Rama kërkoi nga deputetët të angazhohen në takime me qytetarët në terren dhe të koordinohen me drejtuesit e bashkisë për zgjidhjen e problematikave të tyre.
Ai paralajmëroi gjithashtu nisjen këtë muaj të dialogut me anëtarët dhe simpatizantët e PS, një iniciativë që synon rritjen e pjesëmarrjes dhe komunikimin brenda partisë.
Gjithashtu, Rama ka paralajmëruar një tjetër takim me ekipin drejtues të Bashkisë, drejtorët kryesorë të Bashkisë dhe me kryetarët e njësive administrative të kryeqytetit për organizimin e punëve të Bashkisë dhe shërbimin publik.