“0900, këtë numër kam për ty”, Albana Vokshi reagon pas deklaratës së Ballës në Kuvend

Shqipëria

“0900, këtë numër kam për ty”, Albana Vokshi reagon pas deklaratës së Ballës në Kuvend

Më: 6 mars 2026 Në ora: 11:39
Albana Vokshi

Albana Vokshi deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar këtë të premte gjatë zhvillimit të punës në Komisionin e Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me deklaratën e kreut të Grupit të PS-së Taulant Balla.

Vokshi ka thënë se falenderon kolegët për mbështetjen dhe nga ana tjetër shprehet se sipas saj nuk është ndjerë mirë që nuk ka marrë mbështetje nga gratë e mazhorancës në Kuvend.

Albana Vokshi: Falënderoj kolegët që u bashkuan në një mendim që dhuna psikologjike institucionale nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje, sepse njerëz me veprime si të tijat e turpërojnë Parlamentin. Por jam ndjerë e lënduar për mënyrën sesi kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. E menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe nga ana e grave deputete të PS për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit tuaj parlamentar.

Nuk di se cila prej çështjeve që fola unë e preku kryetarin e grupit tuaj. Unë kam bindjen se shënjestrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës. Këdo që ngre zërin. E kam vuajtur në lëkurë edhe fyerjen e Edi Ramës. Partia juaj ka pushkatuar gratë. Unë nuk pres ndjesë, të mos tallemi… ndjesë mashtrim që as unë, asnjë nga ne, nuk e hamë dot. Të kalojmë te dhuna që ushtron partia juaj ndaj grave. Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar. Më kanë kërcënuar mua dhe vajzën time. Më kanë përjashtuar 3 muaj duke më hequr të drejtën e fjalës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat