Rritja e menjëhershme e çmimeve të karburanteve në pikat e tregtimit në vend ka ngritur shqetësime për abuzime të mundshme nga ana e kompanive të hidrokarbureve.
Sipas Drejtorit të Institutit Liberal "Pashko", Mateo Spaho, i cili ishte i ftuar në emisionin "Alert", në " Ora News", këto rritje janë të pajustifikuara, duke marrë parasysh kuadrin ligjor në fuqi, i cili detyron operatorët të mbajnë rezerva për të përballuar situata të tilla.
"Ne kemi teorikisht një ligj që thotë që duhet që kompanitë të kenë një rezervë deri në tre muaj , në raport me konsumin që vendi ka.
Gjë gjë që do të thotë që duhet që kjo krizë të zgjasi tre muaj që të fillojmë të ndjejmë, sipas ligjit, pasojat.
Në raport me çfarë ka ndodhur në vitin 2022-2023, me fillimin e luftës në Ukrainë, ne vumë re që brenda ditës u rritën çmimet.
Që është një shenjë e drejtpërdrejtë e abuzimit. Abuzimi ndodh në momentin kur institucionet shtetërore nuk bëjnë mirë punën e tyre.
Pra, dikush gjen shesh për të bërë përshesh. Çfarë po ndodh tani? E kam deklaruar se me informacionet që disponojmë, nëse kjo krizë do të zgjasi dy javë e lart, Shqipëria realisht do ketë nevojë për, le të themi kështu, për për një rishikim të çmimit të karburanteve dhe të naftës. Por, vetë ju thatë sot që që sot kanë filluar rritjet e çmimeve.
Që pardje. Atëherë, janë të gjitha raste abuzimesh", u shpreh Spaho.