Motori humb kontrollonin dhe plagos këmbësorin, procedohet i mituri pa patentë në Fier

Shqipëria

Motori humb kontrollonin dhe plagos këmbësorin, procedohet i mituri pa patentë në Fier

Më: 7 mars 2026 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një i mitur është proceduar penalisht nga policia në Fier. Procedimi i 14-vjeçari pasi drejtonte një motor pa leje drejtimi dhe pa targa.

I mituri gjithashtu teksa drejtonte motorin ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai është rrezuar duke dëmtuar një këmbësor dhe pasagjerin që ndodhej në mjet. Ai gjithashtu ka marrë dëmtime të lehta.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier. U procedua penalisht një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin e tij dhe është rrëzuar në anë të rrugës, duke marrë dëmtime të lehta.

Nga dalja e motomjetit nga rruga u dëmtuan lehtë edhe një pasagjer që ndodhej në motomjet, si dhe një këmbësor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat