Ambasada Amerikane: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë, thelbësore për vijimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve

Shqipëria

Ambasada Amerikane: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë, thelbësore për vijimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve

Më: 10 mars 2026 Në ora: 12:35
Ambasada Amerikane

Partia Socialiste prezantoi ditën e djeshme në mbledhjen e grupit raportin e dalë nga Këshilli i Mandateve mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda ballukut, ku bëhej thirrje që në 12 mars të votohej kundër heqjes së imunitetit të deputetes.

Ambasada Amerikane i është përgjigjur pyetjes së News24 në lidhje me këtë çështje. Ambasada thekson faktin se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura, madje i quan kusht për vijimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”, shprehet ambasada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat