Anëtari i Këshillit Bashkiak në Lushnje fshehu arrestimin për “shfrytëzim prostitucioni”, çështja shkon në gjyq

Shqipëria

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Lushnje fshehu arrestimin për “shfrytëzim prostitucioni”, çështja shkon në gjyq

Më: 12 mars 2026 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një anëtar të Këshillit Bashkiak të Lushnjes.

Ai akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Sipas Prokurorisë, ai ka deklaruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit të depozituar më 23 mars 2023 në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, duke shënuar se nuk ka qenë i ndaluar apo arrestuar dhe se ndaj tij nuk ishte caktuar masë sigurie.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2006 ai është ndaluar nga Prokuroria e Korçës për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” në rrethana rënduese dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”, ku ka qëndruar rreth 5 muaj në paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat