Zgjedhjet në degën e PD/ Leskaj: Garë dinjitoze, u shpreh qartë vullneti i demokratëve të Vlorës

Shqipëria

Zgjedhjet në degën e PD/ Leskaj: Garë dinjitoze, u shpreh qartë vullneti i demokratëve të Vlorës

Më: 15 mars 2026 Në ora: 22:13
Bujar Leskaj

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e Degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

Sipas Leskajt, procesi zgjedhor u zhvillua më 15 mars 2026 dhe u realizua sipas parimit “Një anëtar, një votë”, duke u konsideruar si një proces i rregullt dhe demokratik.

Në garë morën pjesë dy kandidatë: Nada Mecorapaj dhe Darling Banushaj. Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, fituese u shpall Nada Mecorapaj, e cila nga sot merr drejtimin e Degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

Në reagimin e tij, Leskaj falenderoi të dy kandidatët për angazhimin dhe korrektësinë gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar garën si dinjitoze.

Ai i uroi suksese kryetares së re të degës, Nada Mecorapaj, në detyrën e saj të re dhe shprehu mirënjohje edhe për demokratët e Vlorës që morën pjesë në këtë proces të rëndësishëm partiak.

“Urime znj. Nada Mecorapaj, e cila nga sot është kryetarja e re e Degës së PD në Vlorë. I uroj suksese dhe punë të mbarë në drejtimin e degës së PD në Vlorë. Falenderoj gjithashtu çdo demokrat vlonjat që mori pjesë në këtë proces shumë të rëndësishëm partiak”, shkruan Leskaj në reagimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat