Filloi pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç.
Me këtë rast, qytetarë të shumtë u lutën për shëndet, mbarësi dhe harmoni, por njëherësh edhe edhe për paqe në botë.
Për 13 javë rresht, qindra e mijëra besimtarë pa dallim nga Shqipëria e më gjerë i drejtohen kishës së bekuar në një udhëtim shpirtëror dhe afrimi me Zotin.
Kisha e Shën Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishëm i kultit mori famë për shkak të Shën Ndout, një predikues i njohur katolik.