I vihet flaka kontenierëve të mbeturinave në mes të Vlorës, kërkohen përgjegjësit

Shqipëria

I vihet flaka kontenierëve të mbeturinave në mes të Vlorës, kërkohen përgjegjësit

Më: 28 mars 2026 Në ora: 11:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kontenierëve të mbeturinave në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës i është vendosur flaka, pranë aksit Transballkanik, gjatë mesditës së sotme.

Dëmet janë të pakta, por flakët kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas informacionit, rasti është referuar tashmë në polici.

Ndërsa autoritetet po kërkojnë të marrin masa sa më shpejt për të zbardhur ngjarjen dhe për të parandaluar incidente të ngjashme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat