Përshtatën ambientin për kultivim kanabisi/ Policia u prish planet, katër të arrestuar në Shijak

Shqipëria

Përshtatën ambientin për kultivim kanabisi/ Policia u prish planet, katër të arrestuar në Shijak

Më: 29 mars 2026 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Gjatë një operacioni Policor në qytetin e Shijakut u zbulua një ambient i mbyllur, i cili ishte përshtatur për kultivim kanabisit.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 180 vazo të përdorura për bimë narkotike, boçe kanabisi, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera ndihmëse për kultivim.

Në pranga përfunduan katër persona, përfshirë edhe një punonjës të OSHEE-së, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Sipas policisë, veprimtaria kriminale përfshinte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe moskallëzim krimi.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të kapur personin e shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat