“Hajde se kam vrarë mamanë”, telefonata e pazakontë alarmon policinë në Vlorë

Shqipëria

“Hajde se kam vrarë mamanë”, telefonata e pazakontë alarmon policinë në Vlorë

Më: 2 prill 2026 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative me fjalët: “Hajde se kam vrarë mamanë”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes, në zonën e Lungomares.

Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë, shkruan Abcnews.al.

Sipas burimeve, personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit. Policia është duke vijuar hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat