Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë me dinjitet

Shqipëria

Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë me dinjitet

Më: 2 prill 2026 Në ora: 10:39
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se personat me autizëm janë qenie njerëzore të mrekullueshme, të cilët, siç thotë ai, si secili prej nesh, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi ne Facebook, Begaj tha ndër të tjera se treguesi më i vërtetë i humanizmit të një shoqërie dëshmohet, para së gjithash, në përkujdesjen për anëtarët e saj në nevojë.

“Autizmi është një sfidë, përballimi i së cilës duhet të jetë përparësi shoqërore dhe shtetërore.  

Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të jetojnë me dinjitet përmes mbështetjes së vazhdueshme në çdo hap të jetës së tyre”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat