Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar qytetarët për festën e Pashkës, duke theksuar vlerësimin për mënyrat e ndryshme se si komunitetet kremtojnë këtë festë.
“Ju urojmë Pashkë të gëzuara të gjithë atyre që festojnë. Ne i vlerësojmë mënyrat e shumta se si komunitetet e kremtojnë këtë festë dhe festojnë frymën e shpresës, lidhjes dhe ripërtëritjes”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.
Sot, besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme të kalendarit krishterë, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.
Pashka përkujton fitoren e jetës tri ditë pas vdekjes së Jezusit në kryq.