Plagosi rëndë një person në 2023-in, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari i shpallur në kërkim

Shqipëria

Plagosi rëndë një person në 2023-in, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 16 prill 2026 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Mësohet se i riu i identifikuar si Gabriel Marku u kap në Shëngjin. Ai në bashkëpunim me vëllanë e tij plagosi rëndë një person në vitin 2023 në Gjadër.

Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Vëllai i tij është arrestuar në nëntor te 2023.

“DVP Lezhë/ Në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllanë, plagosi rëndë, një shtetas, kapet në Shëngjin, 22-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim për krim kundër personit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin.

22-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në muajin gusht, 2023, në fshatin Gjadër, i ndaluari ka bashkëpunuar me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (të arrestuar në muajin nëntor, 2023), për plagosjen e rëndë, me armë zjarri, të shtetasit D. Gj..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat