Call center-at dhe mashtrimet, Softa: Ja si veprojnë skemat ndërkombëtare të krimit kibernetik

Shqipëria

Call center-at dhe mashtrimet, Softa: Ja si veprojnë skemat ndërkombëtare të krimit kibernetik

Më: 16 prill 2026 Në ora: 20:58
Fatjon Softa

Në emisionin Epiqendër u diskutua këtë të enjte mbi rrezikun e mashtrimeve online dhe hetimet ndërkombëtare ndaj grupeve të strukturuara kriminale.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, theksoi se një pjesë e rasteve të mashtrimeve online janë operacione të koordinuara mes autoriteteve shqiptare dhe policive të vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas tij, janë regjistruar hetime të përbashkëta mes Shqipërisë, Spanjës dhe Italisë, si dhe vendeve të tjera të BE-së, që kanë çuar në identifikimin e skemave të sofistikuara të mashtrimit ndaj qytetarëve.

Ai solli si shembull edhe raste të hetuara nga autoritetet italiane, ku një call center i zbuluar pranë një objekti në Shqipëri ishte pjesë e një investigimi ndërkombëtar që zbuloi mënyrën se si realizoheshin mashtrimet përmes përdorimit të pseudonimeve dhe identiteteve të rreme.

Eksperti theksoi se këto hetime janë komplekse dhe zgjasin në kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat