Zbulohet në Lushnjë një ndërtesë e Antikitetit të Vonë

Shqipëria

Zbulohet në Lushnjë një ndërtesë e Antikitetit të Vonë

Më: 17 prill 2026 Në ora: 19:35
Vonë

Në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë të Lushnjës, arkeologët po zbulojnë gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha.

Ndërsa gërmimet vijojnë me intensitet, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bën të ditur se, të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë.

Kështu duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj.

Mendohet se gjetjet e bëra deri më tani, i përkasin një periudhe me kohështrirje nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.

Gërmimet nën kujdesin e specialisteve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe MTKS, do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat