11 të arrestuar gjatë protestës së djeshme të PD, policia shoqëron në komisariat 22 persona

Shqipëria

11 të arrestuar gjatë protestës së djeshme të PD, policia shoqëron në komisariat 22 persona

Më: 18 prill 2026 Në ora: 09:36
Pamje nga protesta

Rreth 11 protestues janë arrestuar mbrëmjen e djeshne gjatë protestës së PD, ndërsa janë shoqëruar 22 të tjerë.

Sic raporton gazetarja Xhensila Kodra, shoqërimet ndodhën gjatë momentit të hedhjes së fishekzjarreve në drejtim të godinës së Kryeministrisë nga protestuesit, pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha.

Tubimi i mbrëmshëm u shoqërua me tensione e përplasje.

Protestues dhe deputetë demokratë u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si edhe spraj në drejtim të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat