Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme, GJKKO i vendos gjobë dhe ultimatum Majlinda Bufit

Shqipëria

Mungoi bashkë me avokatët edhe në seancën e sotme, GJKKO i vendos gjobë dhe ultimatum Majlinda Bufit

Më: 22 prill 2026 Në ora: 11:36
Majlinda Bufi

 Shtyhet edhe një herë gjyqi për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.

Arsyeja është e njëjta me herët e kaluara, mungesa e saj dhe e avokatëve mbrojtës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ky precedent i mungesave të njëpasnjëshme e ka detyruar GJKKO të japë një ultimatum të fundit se nëse nuk do të paraqiten në seancën e radhës, procesi do të vijojë pa praninë e tyre.

Një tjetër masë e ditës së sotme ka qenë edhe gjobitja e avokatëve, duke i caktuar gjobë prej 5 mijë eurosh secilit. Seanca e sotme ishte për mbrojtjen e ish-kryebashkiakes së Roskovecit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat