“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron për protestën e radhës: Duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Shqipëria

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron për protestën e radhës: Duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Më: 22 prill 2026 Në ora: 13:44
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Beirsha ka paralajmëruar për protestën e radhës.

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni ynë dhe ky është më i rëndësishëm seç ishte dje, pardje, apo në çdo kohë.

Nuk mund të mbyllë ai (kryeministri) afera të cilat u kushtojnë miliarda qytetarëve shqiptarë. Ndaj të përgatitemi për kryengritjen më të madhe, kurrë nuk pajtohemi ne me këtë veprimtari.

Duhet të ngrihemi në emër të të gjithë shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika. Historinë e bëjnë guximtarët. Ndaj kryengritja e radhës duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Pas kësaj mbledhje fillojnë përgatitjet e protestës së ardhshme, datën do ta shpallim së shpejti“, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat