55-vjeçari nga Maliqi i jep fund jetës, familjarët e gjejnë në banesë

Shqipëria

55-vjeçari nga Maliqi i jep fund jetës, familjarët e gjejnë në banesë

Më: 23 prill 2026 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë mesditë, ngjarje e ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit.

Korrespondentja Dhorjela Çule bën me dije se sipas informacioneve paraprake, mësohet se 55 vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ndodhet në vendngjarje.

Sipas të dhënave, 55 vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja jetonte jashtë shtetit. Dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte me depresion dhe ky ka qenë shkaku që dyshohet e ka çuar drejt ndërmarrjes së aktit të rëndë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat