GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

Shqipëria

GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

Më: 28 prill 2026 Në ora: 14:29
Ilir Beqaj

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për t’u mbajtur jashtë kafazit në sallën e gjyqit gjatë zhvillimit të seancave.

Sipas vendimit të gjykatës, ndryshimi i masës do të hyjë në fuqi nga seanca e radhës.

Kjo pasi të kryhen procedurat përkatëse dhe të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë masat e nevojshme.

Vendimi vjen në kuadër të kërkesave për të pandehurit gjatë proceseve gjyqësore, një çështje që ka qenë shpesh objekt debatesh nga disa të pandehur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat