Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet

Më: 3 maj 2026 Në ora: 10:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, konkretisht në kompleksin Kika 1.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për të vënë flakët nën kontroll.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat